04.01.2013 AP deklarate per media mbi problematikat e dala prej ankesave te qeramarresve ne banesat e ish-pronareve

igli-totozani
Tirane me 04.01.2013

DEKLARATE PER MEDIA 

 (Mbi problematikat dhe konstatimet e dala prej ankesave te paraqitura ne institucionin tone nga ana e qeramarresve ne banesat e ish pronareve per mediat)

Numri i ankesave te paraqitura në institucionin e Avokatit të Popullit, nga familjet e pastreha, të cilat banojnë në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara, ka njohur nje rritje progresive menjëherë mbas nxjerrjes së Aktit Normativ të Keshillit të Ministrave nr.3 datë 1.08.2012, “Për lirimin e banesave të pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara” dhe veçanerisht pas miratimit nga Kuvendi të aktit normativ, per shkak te pasojave që ka sjellë zbatimi i tij. Sot numerohen mbi 40 te tilla dhe çdo dite paraqiten ankues per kete problematike.

Avokati i Popullit ka gjykuar se (sikunder kemi konfirmuar edhe ne shkresen nr.249 date 11.09.2012 derguar Kuvendit te Shqiperise, gjithe kryetareve te grupeve parlamentare dhe deputeteve te pavarur, apo edhe ne komunikimin e shpeshte ne media per kete qellim), akti normativ i nxjerrë nga Këshilli i Ministrave ne vetvete dhe zbatimi i tij ne veçanti, do të krijonte probleme më të thella per palet e perfshira ndaj efekteve detyruese te tij, sidomos per qeramarresit ne banesat e ish pronareve, duke përbërë rrezik potencial të krijimit të konflikteve të reja sociale.

Megjithate, Kuvendi e ka miratuar ne muajin Shtator kete akt normativ, duke i hapur rruge zbatimit te tij.

Nga ana tjeter, Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise, ka marre ne shqyrtim nje kerkese te paraqitur nga ana e shoqatave te qeramarresve ne banesat e ish pronareve, per shfuqizimin e Aktit Normativ nr.3 datë 1.08.2012, si te papajtueshem me Kushtetuten. Ne njoftimin e publikuar ne faqen zyrtare te ketij institucioni ne internet, lidhur me vendimin e marre per kete çeshtje thuhet se: Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura prej kërkuesit si dhe prapësimet e ngritura prej subjekteve të interesuara, me vendimin e datës 31.10.2012, njëzëri, vendosi: “rrëzimin e kërkesës”. Vendimi i Gjykates nuk eshte zbardhur.

Ankesat e paraqitura nga familjet qeramarrese pas hyrjes ne fuqi te aktit normativ, kane nxjerre ne drite disa problem konkrete:

–       Nje pjese e mire e ketyre familjeve qeramarrese, ankohen se ne gjendjen e tyre aktuale edhe pse kane aplikuar prane BKT-se per te marre kredi me 0% interes, sikurse parashikon akti normativ, nuk kane mundur ta perfitojne ate, pasi sipas bankes, nuk plotesojne kushtet per perfitimin e kesaj kredie (nuk kane kolateral).

–       Po keshtu, keto familje apo individe ankohen se megjithese kane aplikuar per trajtim me banese sociale, jo vetem nuk kane perfituar nje trajtim te tille, por edhe nuk kane marre asnje pergjigje nga ana e bashkive respektive per kete problem.

–       Jo vetem kaq, por bashki te caktuara (bashkia Kuçove) kane kerkuar ndihmen e Avokatit te Popullit me kerkesa konkrete drejtuar institucionit tone, per te mundesuar trajtimin me banesa apo kredi te ketyre familjeve, pasi ato vete nuk disponojne mundesi financiare apo banesa sociale per t’í trajtuar sipas parashikimeve te aktit normativ.

Duke e vleresuar çeshtjen emergjente dhe madhore njekohesisht, i janekerkuar shpjegime Ministrit te Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, si dhe Ministrit te Financave, mbi mundesite e trajtimit te ketyre familjeve me kredi 0% interes, ne keto kushte, si dhe per trajtimin e tyre me banesa sociale. I eshte kerkuar gjithashtu informacion ketyre organeve ne lidhje me mjaftueshmerine e fondeve te parashikuara per kredi, pas rialokimit ne buxhetet vendore, per perballimin e gjendjes se krijuar.

Ministrit te Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanceve te Barabarta i eshte kerkuar informacion mbi mundesite e sistemimit me strehim te personave te moshuar, te paafte te kujdesen dhe pa persona te tjere ne ngarkim, ne qendrat e perkujdesjes per moshat e treat. Konkretisht, informacioni kerkon sa eshte numri i ketyre qendrave, kapacitetin e tyre dhe kapacitetin aktual prites te tyre.

Entit Kombetar te Banesave i eshte kerkuar informacion per çështjet sa më poshtë vijon:

  1. Cili është numri i qytetarëve të pastrehë, banues në banesat ish pronë e subjekteve të shpronësuara, emrat e të cilëve i janë dërguar nga ana juaj BKT-së për kreditim, sipas përcaktimit të dhënë në nenin 1, të aktit normativ?
  2. Cili është numri i qytetarëve të pastrehë, të listuar nga ana juaj dhe dërguar në BKT, deri më 5 Shtator 2012, sipas përcaktimit të bërë në nenin 2, të aktit normativ?
  3. Në sa raste ju janë dërguar njoftime respektive nga ana e pronarit të pronës apo përfaqësuesit të tij të autorizuar ligjor, për moslirimin dhe mosdorëzimin e banesës nga qytetarët përdorues të saj?
  4. Sa është numri i urdhërave të ekzekutimit të lëshuar nga ana e Gjykatës kompetente, bazuar mbi kërkesën tuaj për këtë qëllim?
  5. Në sa raste ka ndodhur deri tani, verifikimi i nevojshëm sipas kushteve të parashikuara në nenin 6, të aktit normativ? Si kanë përfunduar këto verifikime

Deri me sot, pervec entit kombetar te banesave, institucionet e tjera shteterore te cilave ju jemi drejtuar nuk kane kthyer pergjigje per kerkesen tone.

Bazuar ne keto ankesa, i jemi drejtuar Bashkise Durres dhe Bashkise Tirane me kerkesa per shpjegime ne lidhje me mundesite e tyre reale per te trajtuar kerkesat e shumta te qeramaresve ne banesat e ish pronareve, me banesa sociale. Jemi ne pritje te informacioneve qe do te na vijne nga keto njesi vendore.

Ne keto kushte, duke e vleresuar gjendjen e krijuar si emergjente ne kuptim te çeshtjeve te pazgjidhura qe ka passjelle zbatimi i aktit normativ, per tú bere pjese e zgjidhjes, i bejme ftese ministrave te sipercituar, si dhe titullarit te Entit Kombetar te Banesave, te japin pergjigje sa me te shpejte ne lidhje me informacionin e kerkuar nga ana e Avokatit te Popullit.

Situata emergjente qe synoi te zgjidhte Akti Normativ nr.3 datë 1.08.2012 i Keshillit te Ministrave, rezulton te jete situate emergjente e pazgjidhur per nje numer te madh familjesh qeramarrese ne banesat e ish pronareve, gje qe kerkon veprim te shpejte dhe te koordinuar mire, te te gjitha institucioneve pergjegjese shteterore.

Avokati i Popullit mbetet i angazhuar teresisht per te kontribuar ne gjetjen e nje zgjidhje te shpejte dhe sa me optimale per ato individe, te cilet praktikisht e gjenje veten “ne mes te kater rrugeve”, nga zbatimi i aktit normativ nr.3 date 1.08.2012.

KABINETI

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s