05.07.2012 Deklaratë për shtyp e Avokatit të Popullit

DeklarateTiranë më 05.07.2012

DEKLARATE PËR SHTYP

Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh shqetësim të thellë për ngjarjet e ditëve të fundit që lidhen me disa episode të rënda që kanë për motiv gjakmarrjen.

Institucioni i Avokatit të Popullit e konsideron luftën kundër fenomenit të gjakmarrjes dhe devijacioneve kriminale me të njëjtin motiv, si një nga prioritetet më të rëndësishme të punës së tij.

Avokati i Popullit po ndërmerr ditët e fundit disa iniciativa për sensibilizimin e shoqërisë mbi problematikën e rëndë e të shtuar të gjakmarrjes, iniciativa këto që do jenë pjesë e axhendës dhe në muajt në vijim. Në kuadër të këtyre zhvillimeve shërbeu dhe vizita e fundit e Avokatit të Popullit në qytetin e Shkodrës.

Avokati i Popullit fton të gjithë institucionet përgjegjëse në veprime të përbashkëta – duke konsideruar se episodet e rënda dhe të njëpasnjëshme të javëve të fundit me motiv gjakmarrjen janë një apel i qartë për reagime të vendosura dhe të njëkohshme të të gjithë aktorëve shtetërorë dhe të shoqërisë civile.

KABINETI

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s