26.09.2012 Deklaratë për media e AP mbi situatën emergjente të mungesës së energjisë elektrike në komunat e Martaneshit dhe Fushë-Kuqes

DeklarateTiranë më 26.09.2012

DEKLARATE PER MEDIA

Mbi situatën tejet emergjente të mungesës së energjisë elektrike për periudha që shkojnë deri në 6 vite, në komunat e Martaneshit dhe Fushë-Kuqes

Të nderuar kolegë të medias!

Pranë Institucionit të Avokatit të Popullit ka riparaqitur ankesë Këshilli i Komunës Martanesh për mosfurnizim me energji elektrike. Konkretisht, Fshati Val, Komuna Martanesh, (në linjë ajrore 30 km larg Tiranës), nuk furnizohet me energji elektrike që prej muajit shtator 2006.  Banorët kanë kërkuar disa herë takime për këtë problem, me instancat më të larta shtetërore dhe kanë patur korrespondencë zyrtare me drejtuesit e ish-OSSH. Sha. lidhur edhe me një fond investimi të pasuar nga një projekt ende i paekzekutuar.

Institucioni i Avokatit të Popullit bazuar në kompetencat kushtetuese dhe ligjore në datë 02.04.2012, ka ftuar kompaninë CEZ Shpërndarje sh.a., Entin Rregullator të Energjisë dhe vetë përfaqesuesit vendor të zonës problematike në një takim të përbashkët , për të parashtruar të gjitha pretendimet dhe versionin zyrtar përkatës.

Pas dëgjimit të palëve, AP ka komunikuar më pas në vijimësi me institucionet përkatëse me qëllim evitimin e zvarritjeve të vazhdueshme administrative për të përfunduar këtë investim që është klasifikuar e më pas është hequr nga plani i projekteve të dy viteve të fundit. Në vijim të ndjekes së kësaj ankese me kontakte me drejtues të ERE-s dhe Kompanisë CEZ Shpërndarje sh.a jemi vënë në dijeni se situata për këtë komunë do të vazhdojë të mbetët e njëjtë pasi Fshati Val, nuk është përfshirë së fundmi në projektet për realizim investimesh.

Edhe komuna Fushë-Kuqe, Laç, prej rreth 5 vjetësh nuk merr furnizim me energji elektrike pasi është vjedhur linja e shpërndarjes së energjisë elektrike. Sipas sqarimeve të banorëve që në vitin 2009 u premtua nga OSSH realizimi i investimeve, por nuk u ndërmorrën masa për rifurnizimin me energji elektrike. Gjatë viteve 2010 e 2011 kanë vijuar pa zgjidhje përpjekjet e banorëve pranë ERE-s dhe CEZ-it.

Edhe për këtë ankesë AP ndërmori në datë 02.04.2012, një takim me kompaninë CEZ Shperndarje sh.a., Entin Rregullator të Energjisë dhe vetë përfaqesuesit vendor të zonës problematike, për të parashtruar të gjitha pretendimet dhe versionin zyrtar perkates. Në vijim të ndjekjes së këtij rasti AP dhe CEZ kanë komunikuar edhe pas takimit dhe nga drejtuesit e CEZ Shpërndarje sh,a jemi vënë në dijeni se kanë hasur probleme në marrjen e kredisë përkatëse, e realizimi i investimeve është shtyrë.

Institucioni i Avokatit te Popullit e konsideron ofrimin e shërbimit publik të furnizimit me energji elektrike si një nevojë  thelbësore për individët dhe posedimin e saj lirisht në përputhje me standardet, si një të drejtë elementare për ta.

Për sa më sipër AP kërkon ndihmën e medieve për të përcjellë këtë thirrje publike si përpjekje për ndërgjegjësimin e organeve kompetente të cilat e kanë shkelur në mënyrë të drejtpërdrejtë të drejtën e sipërcituar.

KABINETI

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s