26.12.2012 AP nenshkruan memorandum bashkepunimi me Transparency International Albania

DeklarateTiranë më 26.12.2012         

NJOFTIM PER MEDIA 

Avokati i Popullit dhe Transparency International Albania, organizata botërore e shoqërisë civile që drejton luftën kundër korrupsionit kanë nënshkruar sot dt 26. 12. 2012 një memorandum bashkëpunimi.

Ky Memorandum Bashkëpunimi ka si qëllim konsolidimin e bashkëpunimit midis palëve për referimin/ shkëmbimin e informacionit /ankesave të individëve lidhur me shkeljet e të drejtave dhe lirive të njeriut prej organeve të qeverisjes qendrore dhe /ose vendore, duke u fokusuar veçanërisht në fenomenin e korrupsionit.

Bashkëpunimi midis palëve do të realizohet nëpërmjet:

  • • Dhënies së informacionit mbi rastet e paraqitura, trajtimin e tyre dhe statistikat që kanë lidhje me to.
  • • Nxitjes dhe marrjes së masave mbi sensibilizimin e publikut dhe edukimin e tij, mbi identifikimin e rasteve konkrete të shkeljeve të ligjit dhe korrupsionit prej funksionarëve të qeverisjes qendrore dhe/ose vendore.
  • • Kryerjes së analizave dhe studimeve të përbashkëta me qëllim nxjerrjen e rekomandimeve të karakterit ligjor dhe administrativ të cilat mund të përdoren për ndryshimin dhe përmirësimin e legjislacionit që rregullon fushën e veçantë të bashkëpunimit.

Në fjalën e tij pas nënshkrimit të marrëveshjes Avokati i Popullit, z.Igli Totozani e cilësoi si mjaft të rëndësishme këtë marrëveshje.

“Vlerësoj punën e kësaj organizate në çështjen aq të diskutueshme dhe problematike, siç është korrupsioni. Shqipëria është në rrugën e marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian dhe si e tillë lufta ndaj korruspionit është një nga kushtet më të rëndësishme për t’u plotësuar”- ka theksuar z.Totozani.

z. Lutfi Dervishi, Drejtor Ekzekutiv i TIA e ka cilësuar nënshkrimin e memorandumit si një hap modest, por konkret në betejën e gjatë kundër luftës së korrupsionit.

KABINETI

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s