28.12.2012 Avokati i Popullit takim në Durrës me personat me aftësi ë kufizuar

2103
Tiranë më 28.12.2012

NJOFTIM PER MEDIA

Avokati i Popullit së bashku me ekspertë të institucionit dhe një pjesë të stafit vizituan sot dt 28.12.2012 qytetin e Durrësit.

Qëllimi i kësaj vizite ishte takimi dhe mbledhja e ankesave të qytetarëve me
aftësi të kufizuara, të cilët prej mëse dy muajsh nuk kanë marrë pagesën e aftësisë së kufizuar.

Avokati i Popullit po e heton këtë çështje prej ditësh, në këtë kuadër, z. Totozani dhe stafi i tij kanë zhvilluar takime në qytete të ndryshme si: Pogradec, Elbasan, Levan, Fier dhe Durrës.

Personat me aftësi të kufizuara janë pjesa më vulnerabël e shoqërisë shqiptare, prandaj Avokati i Popullit kërkon zyrtarisht transparencë të menjëhershme nga organet qendrore të pushtetit, ministria e Punës dhe ajo e Financave dhe pushteti vendor.

Për këtë situatë emergjente dhe të papranueshme Avokati i Popullit kërkon nga institucionet shtetërore të sqarojnë në çdo detaj qytetarët për shkaqet e gjendjes së krijuar.

Avokati i Popullit kërkon zyrtarisht nga institucionet përgjegjëse lëvrimin  e menjëhershëm dhe të plotë të fondeve për çdo qytetar shqiptar me aftësi të kufizuar.

Në qytetin e Durrësit z.Totozani ka takuar rreth 50 persona me aftësi të kufizuar, të cilët vuajnë mungesën e pagesës prej dy muajsh. Ekspertë të institucionit kanë mbledhur ankesat individuale të çdo qytetari.

Avokati i Popullit do vazhdojë të ndjekë deri në fund këtë çështje.

KABINETI

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s