30.12.2012 AP: Komisioneri i ri do jetë nga radhët e personave me aftësi të kufizuar

fushata_e_undp_se_per_njerezit
Tiranë më 30.12.2012

NJOFTIM PER MEDIA

Avokati i Popullit, z.Igli Totozani në një intervistë televizive të dt 30.12.2012 i pyetur mbi çështjen e zgjedhjes së Komisionerit të ri pranë institucionit të Avokatit të Popullit është shprehur:

“Një Shqipëri  europiane duhet të jetë një Shqipëri e shanseve të barabarta për të gjithë ne.  Duke nisur nga ky gjykim unë kam menduar që për herë të parë në Shqipëri numuri dy i Avokatit të Popullit , pra Komisioneri të zgjidhet nga radhët e njerëzve që “vuajnë”, pra nga radhët e njerëzve me aftësi të kufizuar.  Jam konsultuar me stafin dhe bashkëpunëtorët tanë në shoqërinë civile. Dhe kemi dalë në përfundimin se do ishte një revolucion i vogël në administratën shqiptare që numri dy i Avokatit të Popullit të jetë nga kjo shtresë e bashkëqytetrëve tanë. Ata janë të mirëshkolluar, këmbëngulës dhe shumë te zellshëm, për më tepër do jenë avokatë të mirë të problemeve të tyre. Janë shtresa me më shumë probleme në Shqipëri, ka prej tyre që kanë 3 muaj që nuk marrin as pagesën mujore të ndihmës, disa nga subvencionet u janë prerë.

Shpresoj që Parlamenti ta përqafojë si parim. Ende nuk kam arritur te emra konkretë, patjetër do konsultohem me krerët e mazhorancës dhe opozitës në Parlament përpara se të propozoj emra, por dëshiroj ta shpall si parim dhe si dëshirë.

Deri më sot në Administratën Publike në pozicione të larta nuk ka njerëz që vijnë nga radhët e kategorisë së aftësisë së kufizuar. Shpresoj që kjo të shërbejë si nxitje pët të gjitha institucionet e tjera shqiptare. “- ka përfunduar z.Totozani

KABINETI

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s