Avokati i Popullit: Numri dy i institucionit, person me aftësi të kufizuar


igli-totozani-avokati-i-popullitGazeta Dita 30 Dhjetor, 2012

Avokati i Popullit Igli Totozani ka deklaruar sot në mbrëmje në një intervistë me gazetarin Patrik Sadikaj në televizionin Ora Neës se dëshiron t’i propozojë Parlamentit si numrin dy të këtij institucioni një person nga rradhët e njerëzve me aftësi të kufizuar. Aktualisht një nga Komisionerët e Avokatit të Popullit ka paraqitur dorëheqjen dhe Parlamentit do t’i propozohet një emër i ri.

Tha Totozani ndër të tjera: “Jam konsultuar me stafin dhe bashkëpunëtorët tanë në shoqërinë civile. Dhe kemi dalë në përfundimin se do ishte një revolucion i vogël në administratën shqiptare që numri dy i Avokatit të Popullit të jetë nga kjo shtresë e bashkëqytetrëve tanë. Ata janë të mirëshkolluar, këmbëngulës dhe shumë te zellshëm, për më tepër do jenë avokatë të mirë të problemeve të tyre. Janë shtresa me më shumë probleme në Shqipëri, ka prej tyre që kanë 3 muaj që nuk marrin as pagesën mujore të ndihmës, disa nga subvencionet u janë prerë. Shpresoj që Parlamenti ta përqafojë si parim. Ende nuk kam arritur te emra konkretë, patjetër do konsultohem me krerët e mazhorancës dhe opozitës në Parlament përpara se të propozoj emra, por dëshiroj ta shpall si parim dhe si dëshirë. Duam që komisionri i ri i Avokatit të Popullit të jetë nga kategoria e njerëzve me aftësi të kufizuar”.

Leave a comment