Avokati i Popullit shkon në familjen e vogëlushes dhe premton se do merret me këtë çështje

F31122011Gazeta Tema  28 Dhjetor 2012

Vdekja e 7-vjeçares Arsela Vladi nga fshati Xhafzotaj i Durrësit, ka sjellë pezullimin e shefes së Shërbimit të Laboratorit, Etleva Myshketa dhe shefit të Shërbimit të Pediatrisë Ira Lilaj në spitalin e qytetit bregdetar.

Vogëlushja ndërroi jetë në QSUT, pasi ishte sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore nga spitali i Durrësit nga diabeti akut. Kjo pasi familjarët akuzojnë mjeket për neglizhence në mjekim. Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, ka deklaruar se do të hetohet mbi ngjarjen në spitalin e Durrësit.

Ndërkohë, vetë zv. ministri i shëndetësisë, Pellumb Pipero ka shkuar në spitalin e Durrësit për të parë nga afër situatën dhe ka deklaruar se kishte parregullsi në kartelën e vajzës. Ndërkohë, Urdhri i Mjekut ka reaguar duke kërkuar hetime. Vajza 7-vjeçare është varrosur në mesdite në Xhafzotaj nga familjarët e saj.

Pas varrimit të vogëlushes Arsela në Xhafzotaj të Durrësit, Avokati i Popullit u shpreh i shqetësuar për trajtimin shëndetësor që marrin fëmijët e sëmurë, ndërsa nëna e vajzës i bëri thirrje të gjithë prindërve që të jenë të kujdesshëm për të kërkuar kryerjen e analizave për të mos pësuar fatkeqësi si ajo.

“Jo se do ta ngjallin vajzën time, por të paktën të mos pësojë kush atë që pësova unë. Këtë dua unë për të gjithë prindërit”, thotë e përlotur Alma Vladi, e ëma e vajzës që ndërroi jetë tragjikisht.

“Rasti ka nevojë për drejtësi. Duhet vendosur drejtësi në këtë rast dhe nuk duhet të përsëriten më. Ky është një rast i pashembullt, rast flagrant. Ne dëshirojmë si institucion që ta hetojmë këtë rast dhe do të na duhej pëlqimi juaj”, iu drejtua prindërve të vogëlushes Avokati i Popullit, Igli Totozani.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s