KODI i PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE

                           L I G J I      Nr. 8485, datë 12.5.1999

                KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE

                            TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I

PJESA E PARË

PËRKUFIZIME DHE PARIME TË PËRGJITHSHME

KREU I

FUSHA E ZBATIMIT DHE PËRKUFIZIMET

Neni 1
Fusha e zbatimit

Dispozitat e këtij Kodi zbatohen nga të gjitha Organet e Administratës Publike gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre nëpërmjet akteve individuale.

Parimet e sanksionuara në këtë Kod zbatohen edhe mbi aktet normative për aq sa një gjë e tillë është e mundur.

Parimet e përgjithshme të veprimtarisë administrative të sanksionuara në këtë Kod janë të detyrueshme për të gjitha aktet administrative, qofshin këto edhe të ndërmarra në kuadrin e së drejtës private.

Parimet e përgjithshme të këtij Kodi, me ligj, mund të bëhen të detyrueshme për zbatim edhe për veprimtarinë e subjekteve private kur këto veprimtari kanë efekte për interesat publikë.

Ky kod zbatohet për persona fizikë dhe juridikë, të cilëve u është dhënë e drejta e ushtrimit të detyrave dhe kompetencave publike me ligj, akt nënligjor ose kontratë.

Dispozitat e këtij Kodi nuk zbatohen mbi veprime të administratës publike, që rregullohen nga e drejta private.

Neni 3
Organet administrative

Në kuptimin e këtij Kodi, organe të administratës publike janë:

– organet e pushtetit qendror të cilat kryejnë funksione administrative;

– organet e enteve publike në masën që ato kryejnë funksione administrative;

– organet e pushtetit vendor që kryejnë funksione administrative;

– organet e Forcave të Armatosura, si dhe çdo strukture tjetër, punonjësit e së cilës gëzojnë statusin e ushtarakut, për aq kohë sa këto kryejnë funksione administrative.

Neni 4
Pala e interesuar

Palë e interesuar në një procedurë administrative do të quhet çdo person fizik, juridik ose autoritet shtetëror, të drejtat ose kompetencat e ligjshme të të cilit, qofshin këto individuale ose të përbashkëta, kanë të ngjarë të preken gjatë procedurës administrative.

PJESA E KATËRT

PALËT E INTERESUARA NË PROCEDIMIN ADMINISTRATIV

Neni 44
Pjesëmarrja në procesin administrativ

1.Çdokush që ka interes të ligjshëm ka të drejtë të marrë pjesë në procedimin administrativ personalisht ose/dhe i përfaqësuar.

2.Zotësia për të marrë pjesë në procedimin administrativ rregullohet sipas dispozitave të së drejtës civile mbi zotësinë juridike për të vepruar.

Neni 45
Legjitimimi

1.Mbajtësit e të drejtave dhe interesave të ligjshme, të cilat preken nga vendimet që merren gjatë procedimit administrativ, kanë të drejtë të fillojnë procedimin administrativ, si dhe të marrin pjesë në të. Të drejtat e mësipërme i kanë dhe shoqatat apo organizatat.

2.Në mbrojtje të interesave të gjera, të cilat mund të preken nga procedimi administrativ, kanë të drejtë të fillojnë një procedim administrativ dhe/ose të marrin pjesë në të edhe:

a) personat të cilëve procedimi administrativ u shkakton ose mund t’u shkaktojë dëme në të drejtat e përbashkëta si p.sh. shëndeti publik, arsimimi, trashëgimia kulturore, mjedisi, si dhe në cilësinë e jetës;

b) personat që jetojnë brenda apo pranë një prone publike, e cila mund të dëmtohet nga procedimi administrativ.

c) Avokati i Popullit.

3. Shoqatat që veprojnë në mbrojtje të interesave të gjera të publikut, kanë të drejtë të fillojnë apo të marrin pjesë në procedimin administrativ.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s