KUSHTETUTA per AP

                                                             Neni 60

Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike.
Avokati i Popullit është i pavarur në ushtrimin e detyrës së tij.
Avokati i Popullit ka buxhet të veçantë, të cilin e administron vetë. Ai e propozon buxhetin sipas ligjit.


Neni 61

Avokati i Popullit zgjidhet nga tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë prej 5 vjetësh, me të drejtë rizgjedhjeje.
Avokati i Popullit mund të jetë çdo shtetas shqiptar, me arsim të lartë, me njohuri dhe veprimtari të njohura në fushën e të drejtave të njeriut dhe të ligjit.
Avokati i Popullit gëzon imunitetin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.
Avokati i Popullit nuk mund të bëjë pjesë në asnjë parti politike, nuk mund të kryejë veprimtari tjetër politike, shtetërore ose profesionale dhe as të marrë pjesë në organizmat drejtues të organizatave shoqërore, ekonomike dhe tregtare.


Neni 62

Avokati i Popullit mund të shkarkohet vetëm me kërkesë të motivuar të jo më pak se një së tretës së deputetëve.
Në këtë rast, Kuvendi vendos me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të tij.


Neni 63

Avokati i Popullit paraqet raport vjetor përpara Kuvendit.
Avokati i Popullit raporton përpara Kuvendit kur i kërkohet prej këtij, si dhe mund t’i kërkojë Kuvendit të dëgjohet për çështje që ai i çmon të rëndësishme.
Avokati i Popullit ka të drejtë të bëjë rekomandime dhe të propozojë masa kur vëren shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut nga administrata publike.
Organet dhe funksionarët publikë janë të detyruar t’i paraqesin Avokatit të Popullit të gjitha dokumentet dhe informacionet e kërkuara prej tij.


Neni 134

1. Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje vetëm me kërkesë të:
a) Presidentit të Republikës
b) Kryeministrit
c) jo më pak se një së pestës së deputetëve
ç) Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit
d) çdo gjykate sipas rastit të nenit 145 pika 2 të kësaj Kushtetute
dh) Avokatit të Popullit
e) organeve të qeverisjes vendore
ë) organeve të bashkësive fetare
f) partive politike dhe organizatave të tjera
g) individëve.
2. Subjektet e parashikuara nga nënparagrafët dh, e, ë, f dhe g të paragrafit 1 të këtij neni mund të bëjnë kërkesë vetëm për çështje që lidhen me interesat e tyre.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë me Vendimin e saj nr.49 dt.31.07.2000 ka vendosur që Avokati i popullit, në kuptim të nenit 134, paragrafi 2 të Kushtetutës mund t’i drejtohet me kërkesë Gjykatës Kushtetuese për rastete parashikuara nga nenet 49, 52 dhe 71 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, për çështje që lidhen me funksionin e tij në mbrojtje të të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshme të individit, kur këto janë shkelur nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike e të konstatuara nga Avokati i popullit, si dhe kur janë cënuar rregullat kushtetuese për organizimin dhe funksionimin e Institucionit të tij.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s