LIGJI për të DREJTEN e INFORMIMIT

                          L I G J I     Nr. 8503, datë 30.6.1999

PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT PËR DOKUMENTAT ZYRTARE

Në mbështetje të neneve 23, 17, 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave

K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Objekti

Ky ligj rregullon të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare.

KREU II

E DREJTA E INFORMIMIT DHE DETYRIMET

E AUTORITETIT PUBLIK

Neni 3
E drejta e informimit

Çdo person ka të drejtë të kërkojë informacion për dokumentet zyrtare, që kanë të bëjnë me veprimtarinë e organeve shtetërore dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore, pa qenë i detyruar të shpjegojë motivet.

Autoriteti publik është i detyruar të japë çdo informacion në lidhje me një dokument zyrtar, përveç rasteve kur me ligj parashikohet ndryshe.

Çdo informacion për një dokument zyrtar, që i është dhënë një personi, nuk mund t’i refuzohet asnjë personi tjetër që e kërkon atë, me përjashtim të rastit kur ky informacion përbën të dhëna vetjake të vetë personit, të cilit i është dhënë informacioni.

Neni 4
Kufizimi

Nëse informacioni i kërkuar për një dokument zyrtar kufizohet me ligj, autoriteti publik i lëshon kërkuesit një deklaratë me shkrim, në të cilën tregohen arsyet e mosdhënies së informacionit dhe rregullat në bazë të të cilave ai mund ta kërkojë atë.

Nëse kufizimi është vetëm për një pjesë të të dhënave të dokumentit zyrtar, pjesa tjetër nuk i refuzohet kërkuesit.

Neni 7
Format e dhënies së informacionit

Kërkuesit i vihet në dispozicion një kopje e plotë e dokumentit zyrtar, për të cilin kërkon të informohet.

Autoriteti publik, me kërkesë të personit të interesuar ose duke sugjeruar vetë, mund t’i ofrojë kërkuesit forma të tjera të dhënies së informacionit, përfshi formën verbale.

Në çdo rast të tillë, kërkuesi jep me shkrim pëlqimin për formën e ofruar.

KREU IV

DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 18
Kompetencat e Avokatit të Popullit

Avokati i Popullit kujdeset për zbatimin e këtij ligji.

Kompetencat e Avokatit të Popullit, në lidhje me të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare, rregullohen me ligjin nr.8454, datë 4.2.1999 “Për Avokatin e Popullit”.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s