Njoftim per shtypin – Korrik 2011

DeklarateNga data 28.06.2011 deri më datë 01.07.2011, Institucioni i Avokatit të Popullit së bashku me një grup ekspertësh të huaj të ardhur nga Këshilli i Europës, Nënkomiteti i Parandalimit të Torturës i OKB-së, Komiteti kundër Torturës i Këshillit të Europës, Shoqata e Parandalimit të Torturës, Zvicër, organizoi në
Tiranë një sërë vizitash të përbashkëta në burgje dhe polici.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të Projektit të Këshillit të Evropës “Peer to Peer”, mbështetur nga Komisioni Europian për konsolidimin e Mekanizmave Kombëtarë kundër Torturës, nën bashkëdrejtimin e Avokatit të Popullit në Detyrë, Zj. Florina Nuni dhe Drejtorit të Strukturave të të Drejtave të Njeriut pranë Drejtorisë së Përgjithshme te Çështjeve Ligjore pranë Këshillit të Evropës, z. Markus Jaeger.

Qëllimi i ketij aktiviteti ishte dhënia e eksperiencës ndërkombëtare për kryerjen e  inspektimeve profesionale në vendet e privimit të lirisë, ofrimi i asistencës praktike gjatë vizitave në burgje dhe polici, vlerësimi i stadit të deritanishëm të metodave që ndiqen nga Institucioni i Avokatit të Popullit, si Mekanizëm Kombëtar për Parandalimin e Tortures, si dhe lënia e detyrave dhe sugjerimeve për përmiresimin e punës në të ardhmen. Ky aktivitet është në vazhdën e aktiviteteve të përbashkëta që Avokati i Popullit kryen prej vitesh në kuadrin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave me Këshillin e Evropës.

Zëdhënësi i AP-së

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s