INSPEKTIME

Në kuadër të përmbushjes së detyrimeve të Avokatit të Popullit si Mekanizëm Kombëtar për Parandalimin e Torturës, gjatë dy muajve të parë të vitit 2011 kanë vijuar të kryhen inspektime në disa institucione të Policisë së Shtetit, burgjeve, ushtrisë, spitaleve dhe qendrave sociale.

Nga inspektimi i kryer në Komisariatin e Policisë Kavajë Avokati i Popullit ka evidentuar për zgjidhje rimodelimin me investime te reja të dhomave të shoqërimit, ndalimit dhe arrestimit duke i përshtatuar ato sipas Manualit të ri të miratuar për këtë qëllim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Lidhur me kushtet në konviktet e Qendrës së Formimit Policor Tiranë, do të kërkohet veçanërisht përmirësimi i furnizimit me ujë, vënies në funksionim të plotë të qendrës shëndetësore, si dhe disa masa të tjera për përmirësimin e dhomave dhe ambjenteve të tjera të përbashkëta. Gjithashtu një sërë propozimesh do të adresohen për plotësimin e kurrikulave të sistemit formues policor 11 javor me njohuri mbi të drejtat e njeriut.

Nga inspektimet në Burgun Peqin, Burgun Lezhë dhe Burgun Rrogozhinë Avokati i Popullit ka evidentuar për zgjidhje mungesat në investime për eleminimin e lagështirës, vënien në funksionim të sistemit të ngrohjes, furnizimit e rregullt dhe cilësor me ujë, energji elektrike, pajime vetjake, plotësimin e nevojave arsimore, edukative dhe shëndetësore etj.

Nga inspektimi në Batalionin e Policisë Ushtarake Sauk është evidentuar se ende vijon të mbetet problem mos kryerja e investimeve për përmirësimin e dhomave të ndalimit disiplinor ndaj ushtarakëve, për shkak të fondeve ende të pa miratuara. Për këtë qëllim do kërkohet në instatncat më të larta në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm kryerja sa më parë e këtij investimi për vetë rëndësinë që ka ky objekt.

Në inspektimin e kryer në Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve Babrru Tiranë Avokati i Popullit ka evidentuar për zgjidhje mungesat në investime për eleminimin e lagështirës dhe mbipopullimit, plotësimin e stafit punonjës, lëvrimin e fondeve të reja për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e godinave, shtimin e kuotës ushqimore etj. Ndërsa për Spitalin Psikiatrik Tiranë janë identifikuar probleme si mungesa në medikamente, probleme në furnizimin normal me ujë, mungesa në pajime personale, prania e sendeve dhe objekteve me rrezikshmëri për të sëmurët etj.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s