14.12.2012 AP rekomandim per Ministrine e Financave dhe Ministrisë së Punës për realizimin e pagesave për personat me aftësi të kufizuar

0Tiranë më 14.12.2012

NJOFTIM PER MEDIA

Avokati i Popullit i ka nisur sot dt 14.12.2012 një rekomandim Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për realizimin e pagesave për personat me aftësi të kufizuar.

Personat me aftësi të kufizuara nuk e kanë marrë pagesën e invaliditetit prej 3 muajsh dhe për këtë grupet e personave me aftësi të kufizuar në qytetin e Elbasanit dhe të Pogradecit kanë kërkuar takim me Avokatin e Popullit.

Një grup ekspertësh të Avokatit të Popullit kanë udhëtuar ditën e martë dt 11.12.2012 drejt qyteteve të Elbasanit dhe Pogradecit ku kanë mbledhur ankesat e këtij grupi të shoqërisë.

Pas shqyrtimit të ankesave është përpiluar një rekomandim, i cili sot u është dërguar ministrive përkatëse.

KABINETI

Leave a comment